
E ardhmja në dyshim tek Brentfordi është konsideruar një arsye e mjaftueshme nga drejtuesit e Arsenalit dhe Tottenham Hotspurit, skuadra të cilat do të zhvillojnë një derbi për Ivan Toney.
Ndërkohë, ato të Brentfordit kanë përcaktuar 70 milionë euro për ta lënë të lirë golashënuesin, një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skemat e danezit Thomas Frank.
Megjithatë, peticioni i tyre konsiderohet disi i tepruar nga ‘’ The Gunners ‘’ dhe ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ , të cilët pretendojnë reduktimin e tij për lojtarin e lindur në Northampton.
Një kalim në ‘’ Emirates ‘’ apo ‘’ White Hart Lane ‘’, sigurisht do të konceptohej si një hap shumë i suksesshëm për Ivan Toney-n, sakrificat e të cilit tashmë po japin rezultate.
Gjithashtu mund të rezultojë edhe një shans për të treguar veten edhe në kompeticionet europiane në të ardhmen, për të cilin nuk përjashtohet edhe hyrja në garë e të tjerë pretendentëve.



