Pos Barcelonës, edhe Chelsea mendon për Agueron

Pos Barcelonës, edhe Chelsea mendon për Agueron

Tentativave të njëpasnjeshme të Barcelonës për të transferuar Sergio Agueron në ‘’Camp Nou‘’ orët e fundit i është shtuar  një pretendent shumë i njohur në  kontinentin e vjetër. 

Sipas të përditshmes britanike ‘’Daily Mail‘’ bëhet fjalë pikërisht për Chelsean drejtuesit e të cilit vazhdojnë të studiojnë imtësisht situatën e argjentinasit .

 Eksperienca e 32 vjeçarit konsiderohet si një element shumë produktiv që do ti vinte  në ndihmë skuadrës që do të ketë fatin ta përfshijë në organikën e saj  sepse është një golashënues i lindur .  Kësaj dysheje shumë të fortë si në anën ekonomike ashtu edhe në atë sportive i është bashkuar edhe interesi i Paris St Germain  duke e bërë të ardhmen e sulmuesit të lindur në Buenos Aires më interesante .

Megjithatë  edhe pse vlerat nga të cilat karakterizohet, mbeten të padiskutueshme, sezoni aktual nuk po rezulton  një shoqërues i mirë për Sergio Agueron për arsye të dëmtimeve të njëpasnjëshme që e kanë mbajtur në të shumtat e ndeshjeve jashtë fushave të blerta, fakt që reflektohet qartazi me vetëm pesë prezenca si titullar në 14 ndeshje, ku ka gjetur rrugën e rrjetës në vetëm tre raste .    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy