
Prej shumë vitesh tashmë , Jonathan David vijon të jetë një ndër më të spikaturit e Lilles , fakt me anë të cilit ka tërhequr vëmëndjen e disa klubeve.
Pas Leipzigut dhe Bayern Munchen , edhe Napoli ka menduar për kanadezin , për arsye se drejtuesit janë tashmë të përgatitur për largimin e Victor Osmihen .
Disa klube të elitës janë të gatshëm të ofrojnë 160 milionë euro për golashënuesin dhe italianët sigurisht do të tentojnë firmosjen me 23 vjeçarin në verë për ta mbushur boshllëkun që do të lërë afrikani.
Vlera në merkato e Jonathan David arrin 50 milionë eurot dhe francezët do të kenë shansin për të mbushur arkat konsiderueshëm me shitjen e një ndër më të mirëve të portugezit Paulo Fonseca.
Pritej një reagim i tillë nga ‘’ Il Partenopei ‘’ , fituesit në fuqi të Serisë A , të cilët do të tentojnë mbrojtjen e titullit në sezonin vijues, pa harruar edhe Champions Leaguen, kompeticion ku sigurisht do të shikohen me një sy tjetër nga rivalët .



