Fidel Ylli: Nuk luhet më futboll me Muller dhe Ronaldo

Fidel Ylli: Nuk luhet më futboll me Muller dhe Ronaldo

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli thotë se tani nuk mund të luash më me Ronaldon apo Mullerin, por duhen lojtarë të rinj. Në emisionin “EuroZone” në MCN TV, Ylli ka thënë gjithashtu se për të arritur suksese nuk mund të mbështetesh vetëm te një lojtar, por duhet të luash në grup.

“Jam tifoz me Italinë. E kemi dashur Italinë në atë kohë kur nuk shikohej dot futboll. Tani ka ikur koha, nuk mund të vazhdosh më me Mullerin, apo Ronaldon, duhen lojtarë të rinj. Futbolli është bërë shumë i barabartë. Kanë hyrë skema të reja. Te Italia janë djem të rinj që luajnë në grup dhe bëjnë shumë mirë. Italia ka qe në 2006 që nuk merr trofe. Unë mendoj që edhe në vitet, ’78, ‘82, ‘86, nuk kishte lojtarë të huaj në Itali dhe të rinjtë kishin më shumë mundësi të promovoheshin në ekipin kombëtar. Mendoj që tani një skuadër italiane ka shumë lojtarë të huaj, talentet nuk kanë më shumë mundësi për t’u promovuar si më parë. Në një skuadër nuk mund të mbahesh dot vetëm në një yll, trajneri duhet të vendosë që çdo lojtari t’i marrë maksimumin.”, u shpreh Ylli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy