
Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka mbajtur një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore me Norvegjinë. Edhe pse nuk ka bërë asgjë zyrtare për formacionin duket se I ka idetë e qarta për titullarët që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, më pas shprehet se do të shikojë dhe alternativat e zëvendësimeve.
Panucci ndërkaq përgëzoi punën e skuadrës si dhe vlerësoi lojtarin e ri të kombëtares, Ylber Ramadanin.
Ndërsa në portë do të luajë Strakosha, pasi sipas Panuccit, Berisha nuk ishte në maksimumin e tij.
Ndeshja do të zhvillohet të hënën në orë 19:00.



