Champions League/ Dzeko i jep kryesimin Interit, Ajax fiton me përmbysje (VIDEO)

Champions League/ Dzeko i jep kryesimin Interit, Ajax fiton me përmbysje (VIDEO)

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur në shtëpi Shakhtar Donetsk me rezultatin 2-0.

Heroi i zikaltërve ishte Edin Dzeko, i cili realizoi të dy golat e sfidës, fillimisht në minutën e 61 dhe më pas në minutën e 67, pasi pjesa e parë ishte mbyllur me rrjeta të paprekura. Me këtë fitore Interi merr përkohësisht kryesimin në Grupin D me 10 pikë, 1 pikë më shumë se Real Madrid, që sfidon moldavët e Sheriff Tiraspol.

Fitore ka korrur edhe Ajax, që mposhti në transfertë Besiktas, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi, në po kaq ndeshje. Ndonëse turqit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ghezzal në minutën e 22-të, Ajax ia doli të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë me Haller, në minutat 54 dhe 69.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy