
Real Madrid u mposht nga Barcelona minimalisht në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.
Pas ndeshjes, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti u shpreh se skuadra e tij nuk e meritonte humbjen, për atë që tregoi në fushë. Megjithatë italiani u shpreh se ka shpresë për përmbysje në ndeshjen e kthimit.
Rezultati është mjaft i keq, i pamerituar do të thoja, sepse ne kemi luajtur mirë, kemi pasur ritëm e intensitet. Jemi treguar të aftë ta pengojmë Barcelonën të bëjë lojën e saj, duke i vënë nën presion gjatë gjithë takimit, por për fat të keq nuk kemi mundur të shënojmë. Ata kanë luajtur me forca të shumta në mbrojtje, duke na e bërë edhe më të vështirë. Jemi munduar shumë, por pa qartësi.
Kur luan përballë një kundërshtari që tërhiqet shumë prapa nuk është asnjëherë e lehtë. Jemi munduar ta zgjerojmë fushën nga krahët, por Barça ka qenë kompakte në mbrojtje. Gjithsesi, kjo ndeshje më jep shpresa për takimin e kthimit.
Unë mendoj se me paraqitjen që kemi bërë nuk e meritonim humbjen, kjo është çfarë mund të them.



