
Wellington Gustavo nuk është më lojtar i Vllaznisë. Mesfushori brazilian u bashkua me shkodranët në merakton e verës, por nuk ia doli të lërë gjurmë.
Tashmë palët kanë arritur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin mes tyre dhe 25-vjeçari ka dalë si lojtar i lirë.
Braziliani nuk e bindi aspak stafin teknik që ka dhënë “dritën jeshile” për largimin e tij, ndërsa tani Gustavo duhet të gjejë skuadër të re në merkaton e janarit. Te Vllaznia nuk përjashtohet mundësia që të largohen edhe disa futbollistë të tjerë, por një gjë e tillë ngelet për t’u konfirmuar në ditët në vijim.



