Përjashtimi i Rusisë, trajneri: Kishim ëndërr të luanim në Botëror, jemi të zhgënjyer

Përjashtimi i Rusisë, trajneri: Kishim ëndërr të luanim në Botëror, jemi të zhgënjyer

Pas luftës në Ukrainë, FIFA dhe UEFA, kanë përjashtuar Rusinë nga të gjitha aktivitetet futbollstike. Në vendimin e dy institucioneve më të larta të futbollit, bëhet e ditur se Rusia dhe të gjitha klubet e saj janë pezulluar.

Rusia përjashtohet kështu nga mundësia për të marrë pjesë në Botërorin Katar 2022, pasi nuk do të jetë pjesë e “play off” në muajin mars.

Pas kësaj ka reaguar edhe trajneri i kombëtares së Rusisë, Valeri Karpin, i cili është shfaqur i zhgënjyer, duke thënë se ëndrra e lojtarëve për të luajtur në Botëror tani është mbyllur.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar se sa të zhgënjyer jemi me këtë vendim të FIFA-s. Shpresonim që fituesi të vendosej në fushë, por nuk mund të mos më vijë keq për djemtë e mi. Shumë prej tyre ëndërronin të luanin në një Botëror dhe tani ëndrra e tyre ka marrë fund."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy