Milani nuk heq dorë nga Lucas Vazquez

Milani nuk heq dorë nga Lucas Vazquez

Karriera e Lucas Vazquesit është konsideruar e luhatur  gjatë muajve të fundit.  I padëshiruar nga Zinedine Zidane ,  në  derën e spanjollit ka trokitur Milani që  mesa duket nuk do të dorëzohet lehtë.   Sulmuesi nga La Korunja mund të bëhet pjesë e çdo klubi që dëshiron duke filluar nga data 1 korrik , atëherë kur me shumë gjasa do të përshëndetet me ‘’ Santiago Bernabeun ‘’ .  29 vjeçari nuk ka arritur të jetë konstant me spanjollët dhe ky fakt e ka detyruar të mendojë seriozisht për ndërrimin e ambjentit për të shijuar vitet e mbetura si profesionist.  

 Lidhjet e Milanit me Real Madridin duke iu referuar merkatos kanë nisur kohë më përpara për arsye se kuqezinjtë janë interesuar për lojtarë si  Dani Ceballos, Martin Odegaard ,  apo Luka Modric por kanë dalë vetëm për një alternativë të fituar , atë të Brahim Diaz .  Rruga për Lucas Vazquez ka marrë më tepër fuqi pas përcaktimit të drejtuesve kryeqytetas me në krye Florentino Perez  të cilët i kanë dhënë prioritet rinovimit të kontratës me kapitenin legjendar Sergio Ramos duke e lënë krejtësisht në hije bashkombasin e tij  .  Por nuk duhet anashkaluar se  rikthimi në versionin e pritur  nga ky i fundit ka gjeneruar një polemikë tek Real Madridi sepse duhet të analizojnë mirë qëndrimin e mundshëm të tij ose të konfirmojnë largimin për në ‘’ San Siro ‘’ . 

Kuqezinjtë mbeten në pritje për konkludimin e kësaj çështje  që në plan të parë do të konceptohej si  nje prurje efektive për skemat e Stefano Piolit me objektivin e mosndaljes së vrullit drejt rikuperimit të fytyrës së vërtetë të tyre  .

Një anë motivuese për Milanin është se Lucas Vazquez është një lojtar polivalent , karakteristikë që ia fuqizon figurën brenda fushës.  Sezoni aktual pavarësisht se në terma të përgjithshëm konsiderohet i brishtë  për ishin e Espanyolit ,  është  shoqëruar me 26 ndeshje , 2 gola dhe 6 asiste dhe me kalimin e kohës po e lë pas eksperiencën e vështirë të së kaluarës .

 

 

 

                

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy