Robert Lewandowski ka edhe një vit kontratë me Bayern Munich, por prej kohësh përflitet për një largim të mundshëm të polakut nga kampionët e Gjermanisë.
Shpesh herë, sulmuesi është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.
Për të ardhmen e lojtarit ka folur edhe presidenti i Bayern, Herbert Hainer. Ky i fundit në një prononcim të dhënë së fundmi, është shprehur se 34-vjeçari nuk largohet nga bavarezët para verës së vitit 2023, kur i përfundon edhe kontrata.
“Robert Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023 dhe nuk do të largohet para përfundimit të kontratës”, tha Hainer.



