
Më në fund Marco Asensio ka vendosur për të ardhmen .
Spanjolli përflitej se mund të bënte gati valixhet për tu larguar nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por ka vendosur të qëndrojë tek Real Madridi duke patur parasysh këtu se është pjesë e një ekipi që ka dominuar në sezonin e kaluar.
Sipas gazetarit Alberto Pereiro 26 vjeçari synon të bindë Carlo Ancelottin dhe të fitojë një vend titullari në 11-she, të cilit kontrata i përfundon në qershorin vijues .
Siç dihet tek madrilenët konkurrenca vijon tejet e ashpër dhe Marco Asensio duhet të fitojë garën me Fede Valverden dhe Rodrygo Goes , lojtarë që deri me tani janë preferuar nga traineri italian.
Mesfushori i ‘’ La Furia Rojas ‘’ u transferua në kryeqytetin spanjoll në merkaton e 2018-tës dhe eksperienca e deritanishme pëmblidhet me 236 sfida , 49 gola dhe 24 asiste me ‘’ Los Merengues ‘’ .
Jo vetëm për të por çdo lojtar tjetër afrimi i Botërorit të Katarit është një motiv me shumë për të dhënë më të mirën në vijimësi pasi në rastin konkret Spanja konsiderohet një ndër kombëtaret më të forta në këtë eveniment.



