Real Madrid, bëri një përmbysje të çmendur ditën e djeshme ndaj Manchester City, për të siguruar finalen e Ligës së Kampioneve.
Spanjollët ishin duke humbur 0-1 deri në minutat e fundit, por Rodrigo me dy gola në dy minuta, ktheu rezultatin në favor të vendasve, duke e dërguar ndeshjen në shtesë, aty ku më pas shënuan edhe një herë tjetër.
Ishte një ndeshje e çmendur aq sa të paktë ishin ata që besonin te përmbysja deri pak minuta para fundit. Një nga ta ishte edhe lojtari i PSG, Leo Messi.
Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, ka zbuluar një mesazh të marrë nga Messi, ku ky i fundit shkruante: “Mos bëni shaka nuk mund të jetë e vërtetë.”



