
Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, foli për MCN TV, pas finales së Superkupës, ku Partizani fitoi ndaj Egnatias. Sipas tij, të kuqtë e merituan fitimin e trofeut.
Rama nuk e kurseu ironinë për gjyqtarin Enea Jorgji, për të cilin tha se nuk është për Shqipëri, por për një nivel tjetër.
E pashë ndeshjen me Bitrin dhe Çinarin. Kjo është familja e Partizanit, me lojtarët që vijnë dhe e ndjekin Partizanin.
Më ka pëlqyer mënyra sesi Egnatia është i organizuar. Janë një ekip që e meritojnë vendin ku janë. E merituam besoj, e pamë të gjithë si shkoi ndeshja. Sot jam i kënaqur, sepse pashë një ndeshje me ritëm dhe një ekip që donte të fitonte.
Është një nder i madh që të kesh arbitrin më të mirë që të arbitrojë. Pse duhet të arbitrojë Jorgji në Shqipëri, sepse është nivel shumë i lartë?! Unë kam fatin që e shoh ndeshjen nga lart sepse e shoh dhe në televizor dhe e bëj VAR-in para tyre.
Mendoj se Jorgji është jashtë realitetit. E pranon ai vetë që nuk është për këtu, por për një tjetër nivel.



