
Largimi i mundshëm i Paulo Dybalas në Arabinë Saudite, i ka hapur rrugë një revolucioni në ofensivën e Romës.
Drejtuesit e ‘’ Verdhekuqve ‘’ kanë filluar të mendojnë për zëvëndësuesin e argjentinasit, një lojtar shumë përcaktues prej dy sezonesh.
Ndërkohë, në lidhje me këtë interes është shprehur edhe numri një i stolit Daniele De Rossi:
“ Paulo është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne.
Duhet ta analizojmë mirë këtë situatë dhe të bëjmë hapin e duhur për vijimësinë “, theksoi traineri italian.
Në mbrëmjen e djeshme, në sfidën kundër Cagliarit, ishi i Palermos u hodh në fushë duke zëvëndësuar në minutën e 69-të Zalewskin.
Gjithsesi duhet evidentuar se i ashtuquajturi ‘’ La Joya ‘’ realizoi 16 gola dhe kontriboi me 10 asiste.
Megjithatë çdo fillim e ka edhe një fund dhe momentalisht kandidati kryesor për ta zëvëndësuar është Rodrigo Riquelme i Atletico Madridit.
Sipas ‘ Corriere dello Sport ‘ mesfushori preferohet nga ish kampioni i botës me kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ dhe drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ mund t’ia hapin derën e largimit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ në ditët e fundit të merkatos së verës.



