Tottenham ka zgjedhur trajnerin e ri. Londinezët kanë emëruar në stol, Nuno Espirito Santo. Ky i fundit e njeh mirë Premier League angleze dhe për këtë arsye drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë drejtimin e skuadrës.
Të shumtë ishin emrat e përmendur gjatë kësaj kohe për të marrë drejtimin e Tottenham, duke filluar nga Paulo Fonseca, për të vazhduar me Maurizio Sarrin dhe deri te Gennaro Gattuso. Megjithatë “Sprus” kanë vendosur që si pasues të Mourinho të emërojnë një tjetër portugez.
Santo e njeh mirë kampionatin anglez, pasi nga 2017 dhe deri në sezonin e fundit drejtoi skuadrën e Wolverhampton, ndërsa në karrierën e tij si trajner ka drejtuar Rio Ave, Valencian dhe Porton.



