U luajtën ditën e sotme, dy ndeshje të vlefshme për javën e tretë në Kategorinë e Parë.
Dinamo vazhdon të shkëlqejë, teksa mposhti me shifrat e thella Burrelin. Kryeqytetasit ishin dominues gjatë gjithë takimit dhe tashmë shijojnë vendin e parë me 7 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu u mposht minimalisht nga Oriku me një gol të shënuar në fund të takimit. Korçarët nuk njohin ende shijen e fitores në kampionat dhe ngjitja në Superiore duket një mision shumë i vështirë.



