Lewandowski rinovon me Barcelonën

Lewandowski rinovon me Barcelonën

Sezoni shumë i mirë i Robert Lewandowskit është shoqëruar me një hap të suksesshëm nga drejtuesit e Barcelonës.

Spanjollët e kanë arritur marrëveshjen e rinovimit të kontratës me sulmuesin, sipas të përditshmes ‘ Mundodeportivo ‘ .

31 gola në 33 sfida dhe të qënit një ndër golashënuesit më të spikatur të Europës si në Spanjë ashtu edhe në Champions League natyrisht ia kanë lehtësuar arritjen e objektivit kreut të presidencës Joan Laporta.

Edhe pse me 36 vite vite mbi supe, ishi i Borussia Dortmundit ia ka dalë duke e menaxhuar shumë mirë presionin e të qënit pjesë e një ekipi si kuq e blutë, i cili synon fitimin e të gjithë trofeve në çdo sezon.

Drupal Ad

Së fundmi Robert Lewandowski ka refuzuar disa oferta të konsiderueshme nga ekipe të Arabisë Saudite, duke i dhënë prioritet cilësisë përpara aspektit ekonomik.

Kontributi i tij gjatë tre sezoneve meriton të merret shembull, pasi e tregojnë statistikat e arritura.

Me këtë hap të hedhur traineri Hansi Flick do të ketë një armë më tepër në ofensivë, lojtar i cili konsiderohet një rrezik i vazhdueshëm për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy