Oferta e re e Milanit për Ibrahimovich

Oferta e re e Milanit për Ibrahimovich

 Milani prej kohësh vijon të ngulmojë për rinovimin e Zlatan Ibrahimovich i cili po zhvillon një sezon të shkëlqyer me italianët të cilët besojnë fuqishëm në aftësitë e suedezit .

Kontrata aktuale e ‘’ Ibracadabras ‘’ finalizon në muajin qershor dhe në ‘’ San Siro ‘’ besohet në akordin e shumëpritur , me një lojtar që tashmë konsiderohet një legjendë tek kuqezinjtë për shkak të kontributit që s’do të harrohet asnjëherë.  

Blerja e Milanit nga  fondi Investcorp nënkupton hapjen e një dritare të re për të mos e ndërprerë rrugën e deritanishme e cila i mban të ndezura shpresat se kjo skuadër do ti arrijë objektivat në të ardhmen , ndër të cilat është dominimi përsëri në Champions League, kompeticion të cilin e ka shumë përzemër.

Duke qenë se është në metrat e fundit të karrierës , Milani nuk mund ti plotesojë kushtet e 40 vjeçarit i cili momentalisht përfiton 7.5 milionë euro në sezon dhe sipas ‘ As ‘, drejtuesit e italianëve pretendojnë uljen deri në 1-2 milionë euro duke qenë se është drejt varjes së këpucëve në gozhdë dhe në Milano besohet se ky është vendimi i duhur për vijimin e bashkjetesës edhe për një sezon tjetër.

Zlatan Ibrahimovich e ka treguar ndër vite se ku ka vënë këmbën ka shkëlqyer , fakt që e shëndërron pa as më të voglin dyshim në një ndër sulmuesit më të mirë të kohës moderne , duke i dhënë kështu një privilegj të madh Milanit që ta ketë pjesë edhe për pak kohë deri sa gjigandi nordik ti japë lamtumirën futbollit të luajtur.

Karriera e zhvilluar sigurisht është për tu patur zili sepse Zlatan Ibrahimovich është shquar gjithmonë për protagonizmin në tapetin e gjelbër duke u konsideruar njëkohësisht një referent në çdo ofensivë pasi shpirti luftarak e ka impulsuar drejt arritjes së sukseseve .

Ky sezon vijon ta mbajë në lojë Milanin për ta ndryshuar historinë në Serinë A pasi kryeson i distancuar me 2 pikë nga rivalët e Interit dhe ndeshjet e mbetura konsiderohen një finale për Stefano Piolin dhe djemtë e tij të cilët po zhvillojnë një sezon që s’do të harrohet asnjëherë nga tifozeria e zjarrtë e kësaj skuadre .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy