
Pas firmosjes së kontratës Nuno Espirito Santo ka filluar menjëherë punën për të ndryshuar Tottenham Hotspurin . Largimi i Jose Mourinhos ia la vendin bashkombasit të tij që do të ketë një detyrë të vështirë. Gjatë një takimi me drejtorin sportiv Fabio Paratici dhe presidentin Daniel Levy 47 vjeçari s’ka humbur kohë duke i deklaruar objektivat e merkatos . Sipas ‘ Daily Mail ‘ në fokusin kryesor të ishi-t të Wolverhampton janë vënë Mert Muldur dhe Miralem Pjanic.
Turku ka impresionuar me një skuadër të dorës së dytë në Scudetto siç është Sassuolo . Karakteristikat e 22 vjeçarit përputhen me ideologjinë e ish trainerit të Portos , pasi është shumë i fortë në luftën në ajër dhe mund të aktivizohet në çdo pozicion , fakt që do ti krijonte shumë lehtësira ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ gjatë sezonit vijues. Për më tepër gjatësia 1.90 do ta ndihmonte shumë në fitimin e dyluftimeve me qëllimin e spastrimit të zonës së rreptësisë .
Pas tij renditet Miralem Pjanic .
Boshnjaku është penalizuar se tepërmi tek Barcelona sepse ka përjetuar eksperiencën më të vështirë të karrierës . Ishi i Romës nuk bën më pjesë në planet e Ronald Koeman dhe ‘’ Spursat ‘’ duan të përfitojnë nga ky fakt . Por kjo pistë do të ketë vështirësitë e veta sepse edhe Juventusi ka shprehur interes për rikthimin e 29 vjeçarit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ .
Humbja e titullit të Serisë A u cilësua si një dush i ftohtë për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ e cila shpreson që sezoni vijues të ketë një histori ndryshe . Kalimi i mundshëm në ‘’ White Hart Lane ‘’ parashikohet një hap pozitiv për Miralem Pjanic sepse pavarësisht se do të bëhej pjesë e një ndër kampionateve më të bukur në botë, do të kishte shansin për të konfirmuar se eksperienca tek ‘’ Los Cules ‘’ ishte thjesht një makth . Theksi në këtë rast do të vihej tek besimi i Nuno Espirito Santos në aftësitë e boshnjakut që pret me padurim të largohet përfundimisht nga ‘’ Camp Nou ‘’.



