
Përforcimi i repartit të sulmit mbetet një ndër prioritetet e Chelseat në këtë merkato verore . Pas shumë e shumë alternativash , Thomas Tuchel vijon të analizojë të tjerë lojtarë me qëllimin për ti transferuar në mitikun ‘’ Stamford Bridge ‘’. Sezoni i shkëlqyer i londinezëve mbetet motivi kryesor për të shpalosur potencialin që i karakterizon edhe në merkato pasi sezoni vijues pritet që të jetë shumë i vështirë për dy arsye .
E para është se presioni do të bjerë i gjithi mbi kryeqytetasit sidomos në Uefa Champions League dhe së dyti sepse konkurrenca që ekziston në kontinentin e vjetër ashpërsohet me kalimin e kohës duke i bërë objektivat më të vështirë për tu realizuar nga skuadrat me emër . Arsyet e sipërpërmendura kanë rezultuar mëse të mjaftueshme për teknikun gjerman i cili i ka hedhur sytë tek lojtari i Genkut Paul Onuachu .
Nigeriani konsiderohet si asi nën mëngë nga drejtuesit e Chelseat sepse tratativat për të firmosur me lojtarë të kalibrit si Robert Lewandovski dhe Erling Haaland akoma nuk e kanë parë dritën jeshile dhe suksesi i arritur nga anglezët e rrit përgjegjësinë e drejtuesve .
27 vjeçari i ka thyer të gjitha parashikimet në një kampionat me koefiçent të konsiderueshëm vështirësie si ai belg duke shënuar 35 gola dhe 5 asiste në 41 ndeshje , statistika që automatikisht tërheqin vëmëndjen e çdo klubi . Me këtë interes mund të thuhet me plot gojën se Paul Onuachu-t i ka trokitur fati në derë sepse nëse negociatat do të kenë fundin e lumtur do të bëhej pjesë e një prej konkurrentëve më të fortë si në Premier League ashtu edhe më gjerë.



