
Trajneri i Kukësit, Diego Longo ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në miqësoren ndaj Dinamos, e cila u fitua me rezultatin 2-0.
Italiani është shprehur se përveç rezultatin, i pëlqeu edhe interpretimi që ekipi verilindor i bëri ndeshjes.
“Jam shumë i kënaqur me çunat jo vetëm për rezultatin sepse është miqësore, por për mënyrën se si po punon dhe si interpreton ky grup.
Për Kukësin nuk duhet të shihen ndeshjet si miqësore pasi çdo ndeshje dhe çdo seancë stërvitore vlerësohet si finale", u shpreh Longo.
Te Kukësi janë duke zhvilluar edhe përgatitjet e fundit, para startit të kampionatit, i cili është planifikuar për javën tjetër, me verilindorët që do të sfidojnë Egnatian në transfertë.



