
Performancat e lojtarëve në Botëror kanë nisur ti japin impaktet.
I tillë është edhe Ayooub Bouaddi i cili zhvilloi një ndeshje spektakolare kundër Brazilit, e përfunduar në barazim.
Marokeni përfaqëson Lillen, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë shumë shpejt.
Drejtuesit e Real Madridit po e monitorojnë me kujdes, i cili tashmë është pjesë e planeve.
Kontrata me ‘’ Les Dogues ‘’ i përfundon në 2029-tën por arritjet e deritanishme sigurisht meritojnë duartrokitje.
Vlera e kartonit të 18 vjeçarit aktualisht i arrin 50 milionë eurot, shifër e konsiderueshme për një moshë të tillë.
Ayyoub Bouaddin e presin sfida të tjera interesante por parashikohet se hyrja e ‘’ Galaktikëve ‘’ në garë do t’ia shtojë impenjimin pa diskutim.
Pas tre sezoneve në ‘’ Pierre-Mauroy ‘’ rrugëtimi i perlës së afrikanëve mund të ndryshojë, ndoshta tek të ashtuquajturit ‘’ Los Blancos ‘’, gjigandët e Spanjës dhe kontinentit të vjetër.



