
Reali s’ka të ndalur me hapat drejt progresit dhe pas fitimit të Champions Leagues ka zyrtarizuar blerjen e Antonio Rudiger .
Gjermani shquhet ndër më të mirët e viteve të fundit dhe ‘’ Galaktikët ‘’ e konsideronin një detyrim transferimin e tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Qëndërmbrojtësi ka firmosur deri në 30 qershorin e 2026- tës pas një eksperience pesë vjeçare me Chelsean , ekip me të cilin triumfoi në Champions League sezonin e shkuar.
Në lidhje me merkaton, për 29 vjeçarin spanjollët asnjëherë nuk u dorëzuan dhe këmbnguljet morën përgjigjen nga ishi i Romës i cili do të provojë kampionatin e katërt ndër më prestigjozët e Europës.
Me kalimin tek ‘’ Los Blancos ‘’ , lojtari nga Berlini bëhet transferimi i parë i kampionëve të Champions Leagues, të cilëve do ti rezultojë i kripur për arsye se do të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon .
Megjithatë bosi Florentino Perez e ka vënë theksin tek cilësia me anë të cilës ky Real Madrid i tregoi të gjithë rivalëve se me Carlo Ancelottin në stol duhet të maten mirë sepse me eksperiencën mbi supe kryeqytetasit gjithmonë bëhen edhe më të rrezikshëm.
Për ‘’ Los Merengues ‘’ mbetet prioritet vijimi në të njëjtën linjë dhe falë investimeve të manjatit spanjoll dhe skemave të duhura në varësi të kundërshtarëve nga një gjigand i trainingut si Carlo Ancelotti , kjo skuadër është rikthyer aty ku e meriton.



