Uzuni: I thashë shokëve të ekipit që do të shënoj 20-25 gola, synoj gjithmonë më shumë

Uzuni: I thashë shokëve të ekipit që do të shënoj 20-25 gola, synoj gjithmonë më shumë

Myrto Uzuni, vazhdon shkëlqimin në La Liga 2 më Granadën, aty ku deri tani ka realizuar 15 gola. Në emisionin “SportZone” në MCN TV, Uzuni deklaroi se kampionati është i vështirë, por i ka thënë shokëve të ekipit që do të shënojë 20 ose 25 gola.

I pyetur për të ardhmen, lojtari beratas tha se pret shumë nga vetja dhe gjithmonë synon më shumë, duke punuar për këtë.

Nuk ka ndonjë specifik, por është një punë e madhe dhe duke besuar te vetja ime më solli deri këtu ku jam.

Këtu në La Liga2 kanë qenë disa lojtarë të kombëtares dhe më kanë thënë që është e vështirë të shënosh me Grandën, sepse kampionati është i fortë.

Para se të fillonte kampionati, i kam thënë çunave që do të shënoj 20-25 gola dhe të gjithë nuk besonin. Tani të gjithë po thonë që e mbaj fjalën. Kërkoj shumë nga vetja dhe punoj fort, sepse kjo është puna ime. Gara këtu është shumë e ashpër, sepse ka ekipe të mira. Shanset janë gjithmonë aty për të shkuar në La Liga. Duhet të jemi në 6 vendet e para. Flasim shpesh me Sadikun dhe e kemi uruar njëri-tjetrin.

E ardhmja? E mira nuk ka fund dhe pres nga vetja gjithmonë më shumë.

Fati është gjithmonë pjesë e futbollit. por është erdhe regjimi, puna dhe ka shumë gjëra përpara për të ecur në karrierë. Unë nuk kam qenë kurrë i lumtur me veten, kam synuar shumë. Gjithçka ia kam dedikuar futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy