Real Madrid , ofertë rinovimi për Asension

Real Madrid , ofertë rinovimi për Asension

 Rinovimi me Marco Asension është një ndër objektivat e Real Madridit në këtë merkato, drejtuesit e të cilit kanë filluar të punojnë për arritjen e tij.

Mesfushori e përfundon kontratën në 30 qershorin vijues dhe traineri Carlo Ancelotti ka kërkuar qëndrimin për më gjatë të spanjollit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Nxënësit e italianit po vijojnë rrugëtimin e tyre me ritmin e duhur dhe interesi i Juventusit dhe Liverpoolit për ishi-n e Mallorcas sigurisht ka krijuar një lloj shqetësimi tek ‘’ Galaktikët ‘’.

Koha e mbetur e merkatos do të jetë një provë force për kryeqytetasit për t’ia mbyllur derën ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ dhe ‘’ The Redsave ‘’ , të cilët duken të favorizuar në këtë histori për arsye të disa deklaratave të Marco Asensios që lidhen me besnikërinë ndaj një ndër klubeve më të famshëm në botë.

Gjatë kësaj jave pritet një mbledhje ndërmjet palëve për ti vënë pikat mbi i dhe sipas parashikimeve ishullori do të vijojë të jetë i lidhur me Real Madridin deri në 2027-tën , rinovim që do të shoqërohet me një rritje rroge për ishi-n e Mallorcas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy