
Divock Origi pritet të jetë pjesë e Milanit për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, sulmuesi ka arritur marrëveshjen me klubin kuqezi.
Palët kanë pasur një takim mes tyre dhe shenjat janë pozitive, me lojtarin që pritet të firmosë me klubin italian në ditët e ardhshme.
Origi do bashkohet me Milanin si lojtar i lirë, pasi në përfundim të këtij sezoni, i skadon edhe kontrata me Liverpool.



