
Edhe pse mendohej se Oriol Romeu mund të rezultonte zëvëndësuesi i duhur i Sergio Busquets, koha ka treguar se transferimi i spanjollit në ‘’ Camp Nou ‘’ nuk rezultoi i qëlluar në shenjë nga drejtuesit.
Për këtë arsye këta të fundit tashmë janë vënë në kërkim të një tjetër elementi, prezenca e të cilit pritet ta ndryshojë paksa funksionimin e mesfushës.
Tre janë lojtarët që po analizon drejtori sportiv Deco, ndër të cilët përfshihet Amadou Onana, Douglas Luiz dhe Fofana.
Natyrisht që në këtë repart ‘’ Los Cules ‘’ kanë nevojë për rifreskim dhe parashikohet se ditët vijuese do të jenë përcaktuese.
Kuq e blutë momentalisht janë të distancuar shtatë pikë me Gironën dhe Real Madridin, dy ekipe me pikë të barabarta në La Liga.
Portugezi e njeh shumë mirë këtë pozicion dhe Joan Laporta beson fuqimisht se do të bëjë zgjedhjen e duhur për skuadrën e zemrës.



