Fabio Cannavaro, është trajneri më i ri i Udinese-s në Serie A. Kampioni i botës, u zyrtarizua në stolin e bardhezinjve këtë të hënë.
“Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Udinese-s. Klubi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Topit të Artë të vitit 2006, i cili do të udhëheqë ekipin deri në fund të sezonit futbollistik. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024″, shkruhet në faqen e klubit.
Udinese rrezikon rënien dhe për këtë arsye drejtuesit vendosën të shkarkojnë trajnerin Coffi dhe objektivi i Cannavaro-s është i qartë, të sigurojë mbijetesën.



