Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht në Kupë nga Erzeni.
Osmani deklaroi se ishte nervoz, sepse ekipi sipas tij bëri gabime, që një skuadër serioze nuk duhet t’i bëjë.
Sot kam qenë pak më shumë nervoz se ndeshjet e tjera. Ishin disa gabime që nuk duhet t’i ndodhin një ekipi serioz. Qarkullimin e kishim të mirë, por na mungoi finalizimi i aksionit, për golin. Çdo rezultat negativ, qoftë edhe në Kupë, nuk është i mirë. Në çdo ndeshje dua të fitojmë.
Ishin disa momente, kur humbisnim topin dhe mund ta rikuperonim shpejt. Kjo më nervozoi. E ndërronim lojën shumë ngadalë.
Sa i përket angazhimit dhe asaj që kërkuam, në atë drejtim jam i kënaqur. Bëmë disa gabime tekniko-taktike, të cilat nuk duhet të ndodhin. Qasja e duhur në lojë na ka munguar në momente.
Yago është lojtar i mirë mendoj. Do na ndihmojë. E zëvendësova, jo për shkak të lojës, por për shkak të ndryshimit të skemës.



