
U luajtën ditën e sotme, gjashtë ndeshje të Champions League, të vlefshme për fazën e grupeve.
Chelsea mposhti pa shumë vështirësi Milanin, me rezultatin e pastër 3-0. Londinezët ngjiten në vendin e dytë me 4 pikë në grupin E, po aq sa edhe Milani, ndërsa vendi i parë mbahet nga Salzburg me 5 pikë.
Në grupin H, Juventusi regjistroi fitoren e parë, duke mposhtur 3-1 Maçabi Haifa. Në të njëjtin grup, Benfica vazhdon surprizën, teksa ndali në barazim 1-1 PSG-në.
Real Madrid mposhti 2-1 Shakhtar Donetsk, ndërsa Manchester City shkatërroi 5-0 Copenhagen.
Fitore të thellë regjistroi edhe Dortmund, që mposhti 1-4 Sevillan.



