Liverpool informohet për çmimin e Bissouma

Liverpool informohet për çmimin e Bissouma

Duke qenë se jemi drejt fundit të merkatos , llogjikisht lëvizjet e skuadrave të mëdha të kontinentit të vjetër bëhen edhe më të vrullshme për arritjen e objektivave .  Këtë herë në skenë është shfaqur Liverpooli  që prej kohësh po ndjek me kujdes progresin e Yves Bissouma-s .  

Mesfushori nga Mali pavarësisht se aktivizohet në rradhët e një skuadre mesatare siç është Brighton ka ditur të tregojë vlerat  dhe me siguri duhet të ndihet i privilegjuar për interesin e ‘’ The Redsave ‘’.  Megjithatë  anglezët  janë të bindur se ky lojtar është tepër determinant për të ardhmen dhe sipas  ‘’ TalkSport ‘’ do t’ia bëjnë rrugën të vështirë  gjigandëve të Premier Leagues për ta transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’.  

Për këtë arsye Brighton kërkon 40-50 milionë euro për   Yves Bissouma  siç bëri edhe me Arsenalin duke i kërkuar  ‘’ Topchinjve ‘’  50 milionë stërlina për mbrojtësin Ben White .

Me largimin e Georginio Wijnaldum ,traineri Jurgen Klopp nuk ka pushuar së kërkuari një zëvëndësues ideal për hollandezin dhe ish-i i Lilles e ka bindur me cilësitë e shfaqura   .

 Tashmë kontaktet ndërmjet Liverpoolit dhe Brighton janë  duke avancuar me sukses por këta të fundit kanë deklaruar se do ti qëndrojnë besnik shifrës së përcaktuar për   talentin 24 vjeçar .

Një aspekt që mund të shkaktojë realizimin me sukses të këtij akordi është  emri i madh i Liverpoolit dhe garancia  që do të kishte  Yves Bissouma për të marrë pjesë në Uefa Champions League, turne që ëndërrohet nga çdo lojtar i secilës kategori .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy