Zyrtare/ De Zerbi largohet nga drejtimi i Brighton

Zyrtare/ De Zerbi largohet nga drejtimi i Brighton

Klubi i Brighton, njoftoi se ndeshja ndaj Manchester United, do të jetë e fundit për trajnerin De Zerbi, në stolin e skuadrës angleze.

Palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre. Këtë e konfirmoi edhe vetë trajneri italian, në konferencën për shtyp.

Jam shumë i trishtuar që largohem nga Brighton, por jam shumë krenar për atë që lojtarët dhe stafi im kanë arritur me mbështetjen e të gjithëve në klub dhe tifozëve tanë fantastikë gjatë dy sezoneve të fundit historike.

Ne kemi rënë dakord të përfundojmë bashkëpunimin, në mënyrë që unë dhe klubi të vazhdojmë të punojmë në mënyrën që i përshtatet më së miri secilit prej nesh, duke ndjekur idetë dhe vizionet tona, si dhe punën tonë dhe vlerat tona njerëzore.

Kam kaluar dy vite intensive dhe frymëzuese duke punuar në Premier League, duke konkurruar në katër gara të mëdha këtë sezon. Largimi tani më jep kohë për të bërë një pushim përpara se të vendos për planet e mia të ardhshme.

Ky largim i De Zerbi-t, vjen në një moment, kur emri i tij është lidhur me klubet të ndryshme të mëdha, si Bayern Munich dhe Milan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy