Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur se është i kënaqur me sezonin e skuadrës së tij, ndonëse objektivi për një vend në katër ekipet e para të kampionatit, nuk është arritur matematikisht. Për rrugëtimin e këtij sezoni, ai tha se ka qenë i mirë.
Ka vite në të cilat mund të mos jeni në gjendje të sillni një trofe në shtëpi dhe të vjen keq, por është e rëndësishme të vendosni bazat për të planifikuar mirë të ardhmen. Besoj se këtë vit filluam një rrugëtim së bashku duke bërë gjëra të mira.
Për momentin mund të jemi të kënaqur, por objektivi sezonal për të hyrë në top katërshe nuk është arritur ende. Jam i kënaqur me rritjen dhe funksionimin e ekipit.



