Chelsea dhe Liverpool interesohen për Araujo

Chelsea dhe Liverpool interesohen për Araujo

 

 Rendimenti i shkëlqyer tek Barcelona prej disa sezonesh  e ka rikompensuar Ronald Araujon me interesin e dy klubeve shumë të njohur në Angli .  

 Sipas ‘ Sport ‘ Chelsea dhe Liverpool  gjatë gjithë kësaj kohe kanë mbajtur shënime mbi evolucionin e uruguajanit dhe kanë arritur në konkluzionin për qëndrimin e tij në ‘’ Camp Nou ‘’  . 22 vjeçari  e ka menaxhuar shumë mirë presionin duke dhënë maksimumin në çdo ndeshje si titullar  .

‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe ‘’ The Redsat ‘’ do të zhvillojnë në tjetër supersfidë në merkato por duhet theksuar se kontrata e Ronald Araujos me ‘’ Los Cules ‘’ mbetet e vlefshme deri në  30 qershorin e 2023- shit .

Megjithatë spanjollët do të mundohen ta pengojnë largimin e Ronald Araujos , çështje që po analizohet nga drejtori sportiv Mateu Alemany i cili ka kërkuar një mbledhje urgjente me agjentin e shtatlartit sepse ka filluar ta ndjejë kërcënimin e anglezëve për pilarin e mbrojtjes së Barcelonës. 

Pavarësisht se problematikat ekonomike vijojnë të jenë prezente në  përditshmërinë e ‘’ Blaugranëve ‘’, shpresa e Xavi Hernandez është që të vijojë ta llogarisë për prapavijën sepse Ronald Araujo është një lojtar me shumë vlera dhe parashikimet flasin se do të jetë një zëvëndësues ideal i Gerard Piques në të ardhmen .

 Lojtari nga Rivera është shëndërruar në një garanci absolute për mbrojtjen e  Barcelonës  dhe gjatë këtij sezoni numëron 14 ndeshje dhe 1 gol të shoqëruara me një lojë bindëse dhe  ideja e drejtuesve nga Katalunja është rinovimi i kontratës me mbrojtësin e kombëtares ‘’ Charrua ‘’ sepse konsiderohet i domosdoshëm për vijimësinë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy