
Pas Angel Di Marias , i cili është shumë afër rikthimit tek Rosario Central , edhe Ever Banega duket se do ta përfundojë karrierën tek ekipi i zemrës, Newell’s Old Boys.
Pas shumë vitesh në Europë, kryesisht në Spanjë, tek Valencia, Atletico Madridi, Sevilla dhe Interi në Itali për tu transferuar më pas tek Al- Shabab në Arabinë Saudite për katër sezone, ishi i Boca Juniorsit do të jetë përsëri pjesë e kampionatit argjentinas pas muajit qershor, atëherë kur i përfundon kontrata aktuale. Vendimi i tij nuk evidenton një ndryshim vetëm në aspektin sportiv por edhe në atë afektiv dhe për më tepër i jep edhe një impakt Primera Division të Argjentinës në tërësi.
Nostalgjia, eksperienca dhe respekti për ekipin e zemrës janë disa faktorë të cilët e kanë bërë këtë vendim më të lehtë për 35 vjeçarin, i cili la gjurmë tek çdo ekip dhe sigurisht tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’ si një ndër më të spikaturit në repartin e mesfushës.
Eksperienca e fundit tek Al-Shabab përmblidhet me 25 gola dhe 25 asiste në 118 sfida dhe vitet e mbetura në futboll do ti zhvillojë tek të quajturit ndryshe ‘’ Leprosos ‘’, me të cilët flitet se do të firmosë deri në dhjetorin e 2025-sës, përfshirë rinovimin e mundshëm edhe për një vit tjetër.



