
Paraqitjet shumë të mira të Jonathan Tah në sezonin e shkuar me Bayer Leverkusenin, e kanë shtuar interesin për të marrë shërbimet e tij.
Mbrojtësi përfshihet në listën e Bayern Munchenit, i cili zhvilloi sezonin e nëntë në rradhët e ‘’ Aspirinave ‘’.
Nën drejtimin e Xabi Alonsos, 28 vjeçari është shëndërruar në një element të pazëvëndësueshëm në 11-she, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2025-sës.
Gjithsesi bavarezët duhet ti japin dritën jeshile disa largimeve, për të mbledhur fondet e nevojshme dhe më pas të firmosin me elementët e dëshiruar nga traineri Vincent Kompany.
Tek ish rekordmenët e Bundesligës thuhet se gjatë kësaj merkatoje verore do të largohen Matthijs de Ligt dhe Mazraoui dhe Jonathan Tah mbetet një kandidat potencial për prapavijën.
Eksperienca në kampionatin gjerman dhe gjithashtu tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’ mund ta ndihmojë për të avancuar me Bayern Munchenin, edhe pse presioni është shumë i madh për arsye se në çdo sezon pretendohet fitimi i çdo kompeticioni.
Do të varet gjithçka nga largimet e mundshme nga ‘’ Allianz Arena ‘’ por ajo që është e sigurtë është se Jonathan Tah do të bashkjetonte me titujt në të ardhmen e afërt, sidomos në Gjermani.
Me 6 gola në 48 sfidat e sezonit të shkuar lojtari nga Hamburgu rikonfirmoi cilësitë, fakt i pasuar nga interesi i ekipit nga Mynihu.



