
Dortmund ka lënë një tjetër shije të hidhur ne kampionat pasi verdhezinjtë janë mposhtur sot 2-1 nga Freiburgu.
Në këtë ndeshje vendasit realizuan dy herë para se Moukoko të shkurtonte diferencat në minutën e 76. Edhe pse pati më shumë se çerek ore loje Dortmund nuk mundi të dilte me pikë nga ky 90 minutësh. Aktualisht verdhezinjtë renditet në vendin e 6 të Bundesligës me 16 pikë më pak se Bayern Mynchen.
Ndërkohë ashtu si Dortmundi ka zhgënjyer edhe Arsenal në Premier League. Topçinjtë janë mposhtur 1-0 nga Aston Villa me një gol që u realizua që në minutën e dytë. Pas 23 javësh kampionat Arsenal ndodhet në vendin e 10 me 31 pikë.



