
Përfundimi i sezonit menjëherë e ka vënë në lëvizje trainerin Diego Simeone dhe drejtuesit e Atletico Madridit në lidhje me transferimet e merkatos së verës.
Priten shumë ndryshime tek spanjollët dhe një ndër repartet kryesore ku do të ndërhyhet është mesfusha.
Dani Ceballos është shëndërruar në një prioritet për ‘’ Los Colchoneros ‘’, i cili nuk ka patur shumë hapësira tek Real Madridi gjatë sezonit aktual.
Tek një ekip si ‘’ Galaktikët ‘’ rivaliteti është shumë i ashpër dhe një fakt i tillë konsiderohet mëse normal.
<p> </p>
<p><a href="https://www.fibank.al/individe/depozita-dhe-investime/depozita/depozita-e-hapur" target="_blank"><img alt="" height="100" src="https://www.mcntv.al/sites/default/files/fbank31.gif" typeof="foaf:Image" width="600" /></a></p>
<p> </p>
Ekipi tjetër i kryeqytetit ja ka hapur dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ dhe sipas ‘ Defensa Central ‘, presidenti Enrique Cerezo është i gatshëm të investojë 15-18 milionë euro.
Që prej rikthimit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ishi i Real Betisit ka hasur shumë vështirësi për arsye të prezencës së Toni Kross, Luka Modric dhe Federico Valverde.
Pavarësisht kësaj periudhe jo të mirë në karrierë, cilësitë e 27 vjeçarit janë të padiskutueshme dhe jo më kot pretendohet nga një ndër rivalët me të sikletshëm në Spanjë dhe jo vetëm.
Për vijimësinë e Dani Ceballos do të ishte pa dyshim një sukses, edhe pse nëse largohet nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të mbronte ngjyrat e rivalëve të përjetshëm të ‘’ Los Merengues ‘’.
Me finalistët e Champions Leagues, nxënësi i Carlo Ancelottit është aktivizuar në 20 sfida dhe ka gjetur një herë rrugën e rrjetës në sezonin aktual, për të cilin merkatoja e verës do të jetë një etapë shumë e rëndësishme.



