Arsenali, tre alternativa për sulmin

Arsenali, tre alternativa për sulmin

Në fazën e parë të sezonit Arsenali ka hasur vështirësi të vazhdueshme,kryesisht në repartin ofensiv.

Traineri Mikel Arteta ka mbetur i pakënaqur me rendimentin e të tijëve dhe i ka kërkuar drejtuesve ta zgjidhin këtë problem gjatë merkatos së dimrit.

Në zyrat e ‘’ Emirates ‘’ kanë filluar të qarkullojnë emrat e kandidatëve, të cilët momentalisht janë tre.

I pari është Victor Boniface, shumë i rëndësishëm tek Bayer Leverkuseni, i cili kontriboi sezonin e shkuar për fitimin e Bundesligës për të parën herë në historinë e këtij klubi.

22 vjeçari shquhet si shumë potent dhe i aftë në metrat e fundit dhe deri më tani numëron 8 gola dhe 1 asist në 15 sfida.

Paraprakisht gjermanët i kanë bërë llogaritë dhe flitet se do të synojnë 50-60 milionë euro për nigerianin.

Një tjetër opsion është edhe Benjamin Sesko. Slloveni prej kohësh po demostron se është një ndër më të mirët, jo vetëm tek Leipzigu por edhe në kontinentin e vjetër.

Drupal Ad

21 vjeçari spikat për fizikun imponent, shtatlartësinë dhe nuhatjen për golin, tre cilësi që e shëndërrojnë në një element që ia vlen të merret në konsideratë, i cili deri më tani numëron 10 gola dhe 3 asiste në 22 sfida.

I fundit është Marcus Thuram. Francezi, djali i legjendës Lilian Thuram po shkëlqen me Interin.

Kartoni i sulmuesit të lindur në Parma falë paraqitjeve dinjitoze kushton momentalisht 100 milionë euro.

Kjo shifër do të jetë paksa e vështirë për tu përballuar nga presidenca e ‘’ Topchinjve ‘’, shtuar edhe rëndësinë në skemat e trainerit të Simone Inzaghi.

13 gola në 21 sfida ka arritur deri më tani ishi i Borussia Monchengladbahut me fituesit në fuqi të Serisë A, një ekip i sikletshëm në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy