Xhaka nuk ia mbyll derën Romës

Xhaka nuk ia mbyll derën Romës

  Skuadra e Romës po shijon momente shumë të bukura me Jose Mouinhon . Portugezi mbetet një profil tepër motivues pa çka se periudha e fundit tek Tottenham Hotspuri shënoi një rënie  në karrierë  .  Megjithatë rruga drejt triumfit e cila ndër vite e ka shoqëruar 58 vjeçarin pritet të shpaloset tek  ‘’ Verdhekuqtë ‘’ .

Eksperiencën tek kryeqytetasit e ka nisur me nje avantazh shumë të madh që për hir të së vërtetës i krijon një privilegj më vete të quajturit ndryshe ‘’ The Special One ‘’ sepse  lidhet me lirshmërinë e përzgjedhjes në merkato duke patur nga mbrapa suportin total të drejtuesve  romanë  .

 Me këto fakte që natyrisht e motivojnë dhe ia bëjnë më të qartë rrugën  në funksion të fuqizimit të Romës  , Jose Mourinho ka spikatur mesfushorin Granit Xhaka .  Italianet  i kane ofruar ‘’ The Gunersave ‘’ 14 milionë euro plus 3 në rast të pëmbushjes së pritshmërive por Arsenali ka kërkuar 23 .

Indiciet për 28 vjecarin janë edhe më të freskëta duke marrë në konsideratë eksperiencën   në Premier League me  ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ por  sipas  Soy Calcio  lojtari i lindur në Bazel nuk ka dashur të  komentojë mbi këtë çështje për arsye se është i  fokusuar tek Europiani , eveniment në të cilin shpreson që  Zvicra të  thyejë parashikimet dhe të shkojë sa më larg :

“  Këto gjëra janë shumë normale .  Të jesh i  vlerësuar  nga një prej trainerëve më të njohur në botë është një emocion i veçantë , por s’mendoj gjë tjetër veçse  të jap maksimumin për Zvicrën dhe të bëjmë një performancë pozitive “ , ishin këto fjalët e Granit Xhakës që pritet të  vendosë të ardhmen  në përfundimin e këtij kompeticioni .  Pa dyshim që rendimenti i dhënë  nuk është shoqëruar ashtu siç duhet nga funksionimi total si një skuadër duke i pezulluar ndjeshëm ‘’ Topchinjtë ‘’  të cilët e kanë mbyllur çuditërisht sezonin si të 8-tët në  Premier League .  Kjo situatë normalisht që pritet të ndikojë në vendimarrjen e disa prej lojtarëve  por njëkohësisht konceptohet si një përgjegjësi më vete për drejtuesit e londinezëve për ta ndryshuar gjatë merkatos  . 

45 ndeshjet e luajtura të cilave i është bashkangjitur shënimi  i një goli pa harruar kontributin e dhënë janë një indikator që s’duhet harruar dhe duke iu referuar projektit ambicioz të deklaruar nga Jose Mourinho me marrjen e postit  ndoshta do ti mbushet mendja për tu nisur drejt ‘’ Olimpicos ‘’ ,  aty ku për të kënaqësia do të ishte shumë e madhe sepse do ti nënshtrohej urdhërave të një prej figurave më të famshme të trainingut .

 

  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy