
Ecuria e Chelseat në sezonin aktual pothuajse ka mbetur në vendnumëro, natyrisht pa ia hequr meritat e arritjes në finalen e Kupës së Ligës, në të cilën do të masë forcat me Liverpoolin.
Mauricio Pochettino po shfaq vështirësi në stolin e ‘’ Bluve të Londrës ‘’, trainer i cili la gjurmë në të kaluarën tek rivalët e qytetit.
Prej shumë kohësh anglezët po kërkojnë një referent për metrat e fundit dhe listës i është shtuar edhe Antonio Nusa, lojtar që po impresionon tek Club Brugge.
Pritet që gjatë merkatos verore Chelsea të jetë një ndër protagonistët, duke patur parasysh peripecitë, sidomos në dy sezonet e fundit, të cilat e kanë lënë jashtë Europës.
Numri një i stolit e konsideron të domodoshem transferimin e lojtarëve cilësorë në ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe për 18 vjeçarin pronari Todd Boehly thuhet se do të ofrojë 30 milionë euro.
4 gola dhe 3 asiste në 29 sfida është kontributi i Antonio Nusas tek gjigandët e Jupiler Pro, një komponent i cili konsiderohet prioritet për nga fituesit e Champions Leagues.
Me rëndësi për tu theksuar është fakti se futbolli është në rritje të vazhdueshme dhe tek Chelsea po jepet maksimumi për ta harruar sa më shpejt të tashmen e trishtë.



