Methasani: Shqipëria ka nevojë për gjak të ri, dy sfidat e radhës janë prova zjarri për Rejën

Methasani: Shqipëria ka nevojë për gjak të ri, dy sfidat e radhës janë prova zjarri për Rejën

Gazetari i sportit, Dëfrim Methasani, ka komentuar situatën e Kombëtares shqiptare, që zhgënjeu në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Në emisionin “SportZone” në MCN TV, Mathasani deklaroi se Shqipëria ka nevojë për trajner të ri pas Ligës së Kombeve, ndërsa shtoi se dy sfidat e radhës, janë prova zjarri për trajnerin Reja.

Kombëtarja nuk ka bërë mirë, jo vetëm në rezultat por edhe në lojë. Kemi një skuadër me shumë fytyra. Nuk kemi një ekip stabël. Nuk mund të dimë asnjëherë formacionin. Janë shumë pak lojtarët lider. Mungon një dirigjent në ekipin kombëtar. Kur ke në dorë shumë, është e vështirë të bësh zgjedhjet e duhura. Reja ka provuar 60 futbollistë, por fakti tregon se nuk kemi një formacion stabil. Pritshmëritë për Brojën janë të mëdha, Shqipëria i ka sytë aty, por për fat të keq, nuk po arrin të shënojë. Nuk kemi një aksion të prodhuar nga Broja. Kjo ndodh për shkak se repartet nuk janë të lidhur. Lojtarët janë të shkëputur, më shumë largojnë, se ndërtojnë.

Dy ndeshjet e mbetura, janë prva zjarri për Rejën. Nëse i fiton të dyja sfidat, do bëjë që të harrohen këto rezultate tani. Unë mendoj se duhet pritur edhe për dy ndeshjet e radhës për trajnerin. Mendoj se Kombëtarja do një gjak të ri. Duhet një trajner të ri, ku mund të varen shpresat. Nuk mund të themi se Kombëtarja nuk ka kushte, pasi kemi lojtarë që luajnë në kompeticione të mëdha europiane.

Ne themi gjithmonë se në ndeshje të futbollit, kartat janë të trajnerit. Në fushë vendos ai. Është timonieri i një skuadre. Është zot shtëpie, nëse ndodh diçka, mban ai përgjegjësinë. Kur është mirë, merr edhe meritat. Kur është keq, merr edhe ndëshkimet. Bota nuk ka vetëm Edy Rejën. Për kaq objektiv, mund të përdorim edhe trajner shqiptar për Kombëtaren. Tani Reja ka vetëm një mik, që është rezultati. Unë besoj te ky grup, janë lojtarë shumë të mirë, që luajnë në klube të rëndësishme. Lojtarët tanë nuk kanë dhënë maksimumin e tyre.

Ndërsa komentoi shortin e ekipeve shqiptare në Europë, Methasani, u shpreh se Tirana dhe Laçi ishin me fat, ndërsa Partizani sipas tij e ka malore.

Short me fat për Tiranën, për Partizanin është pak malore. Megjithatë në futboll asnjëherë nuk i dihet. Tirana dhe Laçi kanë fat, janë përballje që quhen të kalueshme. Çdo kalim turi, është para, pra të ardhura. Sa më shumë të kalojnë, aq më shumë fitojnë. Do i ndihmonte për merkaton apo edhe për financime të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy