
Prej kohësh Liverpooli ka nisur revolucionin e madh me objektivin e rikthimit tek sukseset . Në listën e të padëshiruarve Jurgen Klopp ka përfshirë edhe Xherdan Shaqirin për të cilin drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ do të kërkojnë 15 milionë euro .
Orët e fundit kanë rezultuar në favor të zvicerianit sepse Lyoni ka trokitur në derën e anglezëve për shërbimet e 29 vjeçarit . Kontrata e sulmuesit me gjigandët e Premier Leagues merr fund në 30 qershorin e 2022- shit por Liverpooli kërkon ta shesë në merkaton aktuale për të mos rrezikuar largimin e tij nga ‘’ Anfield Road ‘’ me parametër zero në vitin e ardhshëm .
Pretendimi i tyre është vlerësuar edhe në La Liga sepse Sevilla me Villarealin kanë filluar të fërkojnë duart për Xherdan Shaqirin pasi konsiderojnë se çmimi për sulmuesin është krejtësisht i justifikuar në rast se kemi parasysh kontributin e dhënë nga ishi i Interit .
Spanjollët do ta kenë rrugën e lirë sepse pretendentët si Napoli dhe Lazio nuk e kanë pranuar kërkesën e Liverpoolit dhe janë tërhequr nga gara .
Si andaluzët ashtu edhe ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ janë dy ekipe tepër kompetitive në çdo kompeticion pjesë marrës dhe në rastin konkret ekipi nga Castellon e tregoi forcën me fitimin e Uefa Europa Leagues për herë të parë në histori ndërsa ‘’ Los Rojiblancos ‘’ mbeten një rival për tu vlerësuar dhe për më tepër të dyja këto skuadra do të shijojnë përsëri Uefa Champions League, fakt që me siguri do të ndikojë në vendimarrjen e Xherdan Shaqirit.
22 ndeshje , 1 gol dhe 4 asiste nuk e kanë bindur gjermanin Jurgen Klopp për ta patur pjesë të planeve por pas dere qëndrojnë skuadra shumë kompetitive të cilat janë të gatshme ti krijojnë terrenin e përshtatshëm për të kthyer faqe.



