
Gjatë javëve të fundit emri i James Rodriguez është lidhur ngushtë me disa klube të njohura nga Seria A dhe gjithashtu Atletico Madridin , por duket se historia s’ka mbaruar me kaq sepse listës i është bashkuar edhe Newcastle United . Bardhezinjtë e konsiderojnë një komponent shumë të vlefshëm 30 vjeçarin sepse do ti jepte tjetër ngjyrë funksionimit të mesfushës .
Duhet të theksohet se ishte vetë traineri Steve Bruce ai që e ka kërkuar transferimin e James Rodriguez tek ‘’ The Geordies ‘’ sepse pavarësisht se ka humbur disi nga vlerat e tij mbetet një lojtar që mund të spikasë.
Momentalisht gjithçka mbetet e paqartë për ishi-n e Real Madridit të cilit i duhet ti vërë pikat mbi i në javët vijuese .
Mënyra e lojës që praktikon mbetet tërheqëse por anglezët duhet të bëjnë shumë kujdes gjatë negociatave sepse do të kenë gjithmonë prezencën e të tjerë kandidatëve në këtë garë që parashikohet shumë e ashpër deri në fundin e merkatos. Një ndër referentët më të rëndësishëm të kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ arriti ta finalizojë sezonin me 26 ndeshje dhe 6 gola dhe i duhet të vendosë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm .
Nëse i bëjmë një përmbledhje ecurisë së Newcastle United në vitet e fundit dalim në konkluzionin se mbetet një skuadër e cila noton në ujërat e mesit të tabelës por nëse James Rodriguez do të vendoste këmbët në ‘’ St James’Park” ndoshta do të konsiderohej një ogur i mbarë për anglezët për të hedhur pas krahëve eksperiencat e kaluara .



