West Ham, është një nga skuadrat që prej kohësh ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar, Armando Broja. Ky i fundit vuan nga një dëmtim i rëndë, por pritet të rikthehet në fushë për pak javë. West Ham, është në kërkim të një sulmuesi dhe i pari në listë si preferencë e trajnerit Moyes, është pikërisht Broja. Futbollisti 21-vjeëa pëlqehet shumë nga skuadra londineze, që do të tentojë ta afrojë nga Chelsea në merkaton e verës. Pas dështimit të Scamaca, te West Ham do të tentojnë me çdo kusht afrimin e Brojës, i cili është në kontratë me Chelsea, por këta të fundit mund të pranojnë ta shesin për rreth 30 milionë euro, ose ta huazojnë për një sezon, në mënyrë që të ketë më shumë minuta në dispozicion.



