Skënderbeu e ka nisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka regjistruar dy fitore në dy ndeshje dhe mban kreun e renditjes me pikë të plota.
Duke parë këtë ecuri të shkëlqyer të skuadrës, drejtuesit kanë vendosur të shpërblejnë trajnerin Ivan Gvozdenovic.
Klubi korçar njofton se ka rinovuar kontratën me trajnerin serb, edhe për tre sezone të tjera.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Ivan Gvozdenovic edhe 3 vite bardhekuq!
Trajneri ka rinovuar kontratën me klubin e Skënderbeut dhe do vijojë të jetë pjesë e jona dhe për një kohë të gjatë. I urojmë suksese trajnerit tonë!



