Roma, firmos me Evan Ferguson

Roma, firmos me Evan Ferguson

 Pasi Neil El Aynaou drejtuesit e Romës kanë bërë një tjetër hap të suksesshëm në merkaton e verës. 

Evan Ferguson i West Ham United është bërë pjesë e projektit ambicioz të ‘’ Verdhekuqve ‘’, të cilët do të drejtohen në vijimësi nga Gian Piero Gasperini. 

Sigurisht me ishi-n e Atalantës ka filluar një tjetër etapë në historinë e kryeqytetasve, i cili do të ketë në përbërje një sulmues tejet cilësor. 

Me vetëm 20 vite mbi supe irlandezi i ka hedhur hapat shpejt drejt një karriere të suksesshme dhe transferimi në ‘’ Olimpico ‘’ do të jetë një privilegj dhe gjithashtu një sfidë shumë e rëndësishme. 

Në 2022-2023 u bë pjesë e Brightonit duke shënuar 6 gola në 19 sfida por gjatë eksperiencës vuajti një dëmtim dhe pas rikthimit u huazua tek West Hami. 

Duhet theksuar se presidenti Dan Friedkin ka shpenzuar rreth 40 milionë euro për golashënuesin, një ndër më premtuesit në qarkullim i cili e filloi karrierën si profesionist tek Bohemians i Irlandës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy