Eliminimi nga Kupa, Shehi: Futbolli është i poshtër, nuk mendoj se kishte nënvlerësim

Eliminimi nga Kupa, Shehi: Futbolli është i poshtër, nuk mendoj se kishte nënvlerësim

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas eliminimit nga Kupa.

Shehi deklaroi se ndeshja u vendos nga një episod, ndërsa shtoi se nuk kishte nënvlerësim nga ekipi.

Në ndeshje Kupe, futbolli është i poshtër. E pëson nga një episod dhe pastaj tenton me çdo kusht. Penalltitë janë çështje fati. Nuk mendoj se kishte nënvlerësim.

U përballëm me të njëjtin kundërshtar dy herë në pak ditë. Skuadra tentoi, ishte afër portës. Kjo situatë krijohet, kur kundërshtari mbron me shumë forca. Qarkullimi i topit dhe veprimet duhet të ishin më të shpejta. Futbolli i tillë është.

Kampionati vjen shumë shpejt, na vjen keq që dolëm nga Kupa. Duhet ta ngremë skuadrën nga ana psikologjike. Frika është që të mos ndikojë në të ardhmen. Këtë dhimbje, duhet ta kalojmë dhe të shikojmë në vijimësi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy