Klubi i Partizanit ka apeluar vendimin e komisionit të disiplinës që dënoi klubin e kuq me katër ndeshje pa spektatorë për shkak të incidenteve të ndodhura në sfidën kundër Kukësit.
Sekretar i Përgjithshëm i zyrës Juridike të Partizanit, Gerald Burba, ka dorëzuar në FSHF kërkesën e apelimit të vendimit duke kërkuar uljen e dënimit.



